DYLON

Një muaj paraburgim për të pandehurin që vrau motrën nga pakujdesia

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Një gjyqtar i Departamentit të Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjilan, me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Gjilan ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurit L. Z., në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.

I pandehuri L. Z. shqiptar, shtetas i Republikës së Kosovës, dyshohet se me datë 01.11.2015 në orën 12:50 minuta, në fshatin Tërpezë të Komunës së Vitisë, nga pakujdesia më vetëdije ka shtënë të drejtim të motrës së vet, duke e lëndë të vdekur.

EkoHigjiena

Me këtë i pandehuri ka kryer veprat penale vrasje nga pakujdesia nga neni 181 lidhur me nenin 23 paragrafi 2 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK) dhe veprën penalembajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 paragrafi 1 i KPRK-së.

Paraburgimi ndaj të pandehurit L. Z. sipas këtij aktvendimi i llogaritet prej datës 03.11.2015 deri më datë 03.12.2015.

Palët gëzojnë të drejtën e kontestimit të këtij aktvendimi në Gjykatën e Apelit./2L ONLINE/

shih shkrimin:
Nga pakujdesia vret motrën

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.