DYLON

Një muaj paraburgim për Sabri Sherifin

Avatar photo Redaksia

Gjilan – (2LONLINE) – Duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Gjilan, Gjykata Themelore në Gjilan, Departamenti i Krimeve të Rënda, gjyqtarja e procedurës paraprake, ka caktuar paraburgim në kohëzgjatje prej një muaj ndaj të pandehurit, Sabri Sherifi nga Komuna e Vitisë, për shkak të veprës penale  keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 të  Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Siç njofton Zyra për informim e Gjykatës Themelore, paraburgimi të pandehurit, Sabri Sherifi nga Komuna e Vitisë, sipas këtij aktvendimi i llogaritet prej 07 nëntorit  

EkoHigjiena

I pandehuri, Sabri Sherifi menaxher i zyrës së projekteve në Komunën e Vitisë dhe zyrtar i infrastrukturës dyshohet me bazë se ka kryer veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 të KPRK-së.

Nga kërkesa e paraqitur dhe nga shkresat e kësaj lënde, gjyqtarja e  procedurës paraprake ka vlerësuar se janë plotësuar të gjitha kushtet ligjore të parapara në nenin 187 të KPP për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit Sabri Sherifi, pasi në rastin konkret ekziston dyshimi i bazuar se i pandehurit ka kryer veprën penale për të cilën dyshohet, gjë që mund të vërtetohet pjesërisht nga deklarata e të pandehurit, raportet e oficerëve policor, si dhe shkresave tjera të lëndës, arsye këto të paraparë në nenin 187 paragrafi 1 nënparagrafi 1 të KPP-së.

Gjyqtarja e procedurës paraprake konsideron se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit, ngase ekziston frika e bazuar se poqese injëjti do të mbrohej në liri mund të fshihet, ikë apo ti qaset arratisë, sidomos kur kemi parasysh dënimin e paraparë për këtë vepër penale, e në këtë mënyrë do ti shmangej përgjegjësisë penale e njëkohësisht do të pengonte rrjedhën normale të procedurës penale. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.