DYLON

Një muaj paraburgim ndaj tre të pandehurve

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Gjyqtari i Departamentit të Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjilan, Afrim Shala, sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Gjilan, në çështjen penale ndaj të pandehurve F. Osmani, A. Osmani dhe F. Morina, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.

Të pandehurit janë shqiptarë, shtetas të Republikës së Kosovës, të cilët dyshohet se kanë kryer veprën penale, blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 273 paragrafi 2, lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

EkoHigjiena

F. Osmani, A. Osmani dhe F. Morina janë arrestuar nga Policia e Kosovës, me datën 19.04.2014, në ora 03:40 minuta, me këtë rast i’u është gjendur një sasi e madhe substancave narkotike rreth 18 (tetëmbëdhjetë) kilogram.

Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij aktvendimi./2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.