Një moment historik për Qendrën për Studime Universitare
Për herë të parë në historinë e Qendrës për Studime Universitare (QSU), një kadet i QSU-së po fillon studimet semestrale në Universitetin Norwich, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me bursë studimi. Kjo arritje shënon një moment të rëndësishëm për QSU-në dhe dëshmon përkushtimin e vazhdueshëm për avancimin e edukimit ushtarak dhe akademik të kadetëve.
Njëkohësisht, kjo arritje tregon edhe një herë qasjen dhe vizionin e KOMFSK Gjeneral Jashari dhe KOMQSU Major Budeci për avancimin e shkollimit ushtarak, zhvillimin profesional të kadetëve dhe krijimin e mundësive të reja për edukim dhe përvojë akademike ndërkombëtare.
Suksesi i kadetit dëshmon gjithashtu se kadetët e QSU-së kanë arritur një nivel akademik, profesional dhe ushtarak që u mundëson të jenë të barabartë dhe konkurrues me bashkëmoshatarët e tyre nga akademitë dhe universitetet më prestigjioze në botë.
Kjo mundësi është më shumë se një përvojë individuale akademike; ajo përfaqëson një investim në gjeneratën e ardhshme të oficerëve të FSK-së dhe një dëshmi të potencialit që kanë kadetët tanë për të përfaqësuar denjësisht Kosovën në institucionet më të njohura akademike dhe ushtarake ndërkombëtare. /2LONLINE/
