DYLON

Një mollë para buke – nëse doni të humbni peshë

Avatar photo Redaksia

Studimet kanë treguar që pjesëmarrësit, të cilët rregullisht hanë mollë para ushqimit dukshëm më lehtë e mbajnë peshën, por edhe dobësohen. Pa dallim nëse zgjidhni mollë jeshile, të kuqe ose të verdhë, trupi juaj do të jetë mirënjohës për çdo kafshatë që do hani.

Në një studim të bërë me studentë të cilët nuk mbanin asnjë dietë, gjatë pesë javëve, 15 minuta para buke iu dha nga një mollë e qëruar dhe kompot molle. Personat që kishin ngrënë vetëm mollë, hëngrën më pak ushqim se ata që kishin pirë vetëm lëngun e mollës.

EkoHigjiena

E pasur me fibra, vitaminë C, minerale, vitamina të grupit B, kalcium, kalium, fosfor, hekur, magnez dhe zink, ky frut përmban edhe shumë antioksidantë dhe fibra të tjera të cilat forcojnë ende më shumë sistemin imunitar.

Molla jo rastësisht është fruta më e preferuar nga dietologët. Përpos vlerave ushqyese që ka, molla shërben edhe për dietë. Ajo përmban vetëm 45-60 kalori për çdo 100 gramë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.