DYLON

Një mbrëmje muzikore që promovon pasurinë e kulturës frankofone

Një mbrëmje muzikore që promovon pasurinë e kulturës frankofone
Avatar photo Redaksia

Kanë vazhduar aktivitetet e “Javës së Frankofonisë” në Gjilan. Një mbrëmje muzikore me plot emocione, që promovon pasurinë e kulturës frankofone, u dha në sallën koncertale të Shkollës së Muzikës në Gjilan, vepër e Reynaldo Hahn “Ora e shkëlqyer”- “L’heure exquise” nga mezo-soprano Fiona Shabani, piano nga Lirika Pula dhe aktorja Albulena Bokshi.

Po ashtu është mbajtur aktiviteti “Më thuaj dhjetë fjalë të botës që do të vijë”-“Dis-moi dix mots d’un monde à venir” nga nxënësit e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” dhe atij Shoqëror “Zenel Hajdini”.

EkoHigjiena

Me këtë rast, kryetari i Komunës s ë Gjilanit, Alban Hyseni, tha se në kuadër të “Javës së Frankofonisë”, mbrëmë shijuan koncertin letrar dhe muzikor ”L’Heure exquise”, një udhëtim magjepsës nëpër veprat e mrekullueshme të Reynaldo Hahn.

Ai përgëzoi artistët që dhuruan një performancë të nivelit të lartë: Fiona Shabani (Mezzo-soprano), Lirika Pula (Piano) dhe Albulena Bokshi (Aktore).

“Gjilani po dëshmon çdo ditë e më shumë se është një qendër e rëndësishme kulturore, ku arti dhe gjuha universale e muzikës na bashkojnë me vlerat më të larta evropiane”, tha Alban Hyseni.

I pari i Gjilanit i bënë thirrje qytetarëve që të shtunën, më 28 mars të jenë sërish në teatër për shfaqjen ”Le Mensonge” (Gënjeshtra) në orën 20:00.

Nga ana tjetër ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guérot, tha se për çdo vit në Kosovë mbahet “Java e Frankofonisë”, nder që sivjet i ka takuar Gjilanit si “Kryeqytet i Frankofonisë”.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.