DYLON

Një marrëveshje me rëndësi për Vitinë

Një marrëveshje me rëndësi për Vitinë
Avatar photo Redaksia

Nënshkruhet një marrëveshje bashkëpunimi për analizim të sektorëve më potencial për gjenerim të të ardhurave dhe punësim.

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka nënshkruar sot një dokument me menaxherin e projektit Aftësimi për Punësim Rural Luan Hotin, me të cilin mundësohet vlerësimi i potencialeve bujqësore dhe tregut në këtë komunë, që do të ndikojë në gjenerimin e të ardhurave dhe punësim.

Gjithashtu parashihet të hartohet një strategji për zhvillimin e bujqësisë në komunën e Vitisë.

EkoHigjiena

Objektiv i kësaj marrëveshje është lehtësimi me sukses i aktiviteteve me qëllim që sektorët më potencial të identifikohen, përcaktohen dhe të adresohen nevojat që do të rezultojnë me punësim dhe gjenerim të të ardhurave.