DYLON

Një lajm i mirë, s’ka zjarre në pyje

Avatar photo Redaksia

Këtë vit ende nuk është shënuar asnjë rast i shpërthimit të zjarreve në pyjet e Kosovës. Lajmin e kanë konfirmuar për Radio Kosovën zyrtarë të Agjencisë Pyjore të Kosovës. Ata thonë se kjo është arritur falë përgatitjeve të duhura të Ministrisë së Bujqësisë, e cila për këtë qëllim ka punësuar rreth 120 punëtor, të cilët janë në gjendje gatishmërie 24 orë për intervenime eventuale kudo që paraqitet nevoja.

Përgatitjet me kohë dhe marrja e masave preventive, ka bërë që resurset pyjore të shpëtojnë nga zjarret sivjet. Se rezultatet kanë qenë më të mira në parandalimin e zjarreve këtë vit, e konfirmojnë edhe zyrtarë të Agjencisë Pyjore të Kosovës. Kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë Pyjore, Ahmet Zejnullahu, ka thënë për Radio Kosovën se deri më tani nuk kemi pasur asnjë rast të zjarreve nëpër pyjet e vendit.

EkoHigjiena

Faktor kryesor për një gjendje të tillë janë përgatitjet që janë bërë nga Agjencia Pyjore e Kosovës. Zejnullahu potencon se edhe sivjet janë të angazhuar punëtorë, të cilët janë në gjendje gatishmërie 24 orë për të intervenuar në shuarjen e zjarreve, aty ku paraqitet nevoja.

Të dhënat nga Agjencia Pyjore e Kosovës, flasin se gjatë vitit 2012 ishin djegur rreth 3 mijë e 500 hektarë me pyje, në vitin 2013 rreth 50 hektarë. Kurse, këtë vit deri më tani nuk është shënuar asnjë rast i djegies së pyjeve.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.