Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj ka prezantuar një politikë tjetër e cila tashmë është vendosur në praktikë, Baby box.
Një kuti me gjërat esenciale për secilën foshnje të porsalindur në Komunën e Kamenicës, e cila përmban produkte të rëndësishme si për shëndetin e fëmijës por edhe nënës.
“80 produkte në vlerë prej rreth 300 eurosh, ku përfshihen rroba të ndryshme për të gjitha stinët, pako për kujdes ndaj fëmijës, pako për kujdes ndaj nënës, libra argëtues dhe shumë produkte të tjera të nevojshme do të vijnë në shtëpinë tuaj”, ka thënë Rahimaj.
Ai gjithashtu ka shtuar se kjo është një praktikë që së pari po e nis Komuna e Kamenicës në nivel vendi. /2LONLINE/