DYLON

Një kronikë e bardhë

Avatar photo Redaksia

Nga: Nehat Ramadani

/2L ONLINE/ – Me gjithë vërejtjet, që i bëhen arsimit në Republikën e Kosovës , nuk është gjendja krejt zi. Mund t’i bëhen vërejtje sistemit në tërësi, mund t’u bëhen individëve , qoftë nga udhëheqja arsimore, mësimdhënësit, apo edhe nxënësit, por jo arsimit në përgjithësi.

EkoHigjiena

Jemi dëshmitarë të faktit se dhuna po përdoret çdo ditë e më shumë, në gjithë Republikën e Kosovës. Ajo po përdoret nga institucionet më të larta e deri në institucionet parafillore, për faktin, se ne si shoqëri nuk po jemi në gjendje t’i dallojmë “të drejtat” nga “përgjegjësitë”.

Flasim gojën plot të drejta dhe asnjëherë për përgjigjësi!

Politikani, gjykatësi, prokurori, polici, mësimdhënësi, nxënësi, bujku e punëtori, fillimisht duhet të vetëdijesohet se është përgjegjës për sigurimin e kushteve, drejtësisë, sigurisë, mësimdhënies, mësimnxënies …, e jo të drejtave absolute pa përgjegjësi totale …!

Një shembull tjetër

Nevzat Nevzati , mësimdhënës ne ShFMU. “Rexhep Elmazi” në Gjilan, përveç punës dhe realizimit të planprogramit dhe kurikulës , përvojën e vet gjatë studimeve në master, me sukses po e prezanton edhe para nxënësve , duke zbuluar kështu talentet e ri, qoftë nga sfera e gjeografisë, qoftë nga teknologjia informative.

Profesor Nevzat Nevzati , gjate këtij viti, arriti që me nxënësit e tij, të klasës së VIII, në ShFMU.”Rexhep Elmazi”, të punojë Hartën e Rajonit të Gjilanit, një punë e shkëlqyer në lëndën Hartografi me GIS. Është një shembull, se si në Republikën e Kosovës, siç e kishim synim ta quanim do here, që fatmirësisht është bërë realitet, nuk ekziston vetëm ngjyra e zezë, po ka edhe ngjyrë të bardh…

Për fund , duke marr shembullin e Profesor Nevzatit, ta mundim të zezën, e të dominojë e bardha apo ylberi, sepse vlera ka, vetëm na duhet vullneti dhe përkushtimi.

Ta ndjekim shembullin e profesor Nevzatit, vagonët do të shkojnë patjetër pas lokomotivës, rrugë tjetër nuk ka. /2L ONLINE/