DYLON

Një Kongres i Këshillit të Europës shpërblen Gjilanin për bashkëpunim ndër-regjional dhe partneritet europian

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kongresi i Pushtetit Lokal dhe Regjional i Këshillit të Europës, ka veçuar dhe shpërblyer sot Gjilanin me diplomën për bashkëpunim ndërkomnunal, ndër regjional dhe për partneritet europian.

Në ceremoninë e rastit, që u zhvillua në Paris të Francës, diplomën e nderit, kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ia dorëzoi presidenti i Kongresit, Jean-Claude Frecon.

EkoHigjiena

Kryetari Haziri e ka falënderuar me këtë rast z. Frecon për këtë vlerësim, duke thënë se kjo e nderuar qytetin e Gjilanit dhe përmes partneriteteve me anëtarët e ALDA-s, do të ketë mundësi për projekte të ndryshme për këtë qytetarët e kësaj komune.

Përndryshe, kreu i Gjilanit Lutfi Haziri, së bashku me drejtorin e DZHE-së, Agim Zuzaku, janë duke ndjekur punimet e asamblesë së përgjithshme të Asociacionit Europian për Zhvillim të Demokracisë Lokale (ALDA).

Komuna e Gjilanit, nga viti 2015 është anëtare me të drejta të plota në këtë organizatë.​ /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.