DYLON

Një kandidat në dy pozita kandiduese, kjo nuk i shërben demokracisë!

Një kandidat në dy pozita kandiduese, kjo nuk i shërben demokracisë!
Avatar photo Redaksia

Shkruan: Bekim Selishta

Ata që duke garuar për të dyja pozitat, edhe kandidatët për kryetar edhe bartës i listës për asamble komunale, marrin jo vetëm vëmendjen më të madhe mediatike, por edhe mbështetjen elektorale dhe nuk u lihet hapësirë të tjerëve.

EkoHigjiena

Kjo do të thotë se:

Gara për bartës të listës eliminohet praktikisht që në nisje, pasi figura kryesore e partisë e mban edhe këtë rol.

Kandidatët e tjerë humbasin mundësinë për promovim dhe ekspozim publik.

Një individ ka kontroll të dyfishtë: mbi administratën komunale dhe mbi shumicën në asamble, ani pse nëse fiton garën për kryetar, ligji e detyron me dhanë dorëheqje nga kuvendi.

Kritikat dhe rreziqet

Kritikët e kësaj praktike thonë se ky përqendrim pushteti nuk i shërben demokracisë së brendshme në parti, përkundrazi e dobëson atë. Sipas tyre, qytetarët rrezikojnë të mbeten pa përfaqësim të larmishëm, ndërsa politika lokale shndërrohet në një garë të personalizuar ku vendimet varen nga një rreth i ngushtë i pushtetit.

Ka edhe shqetësime se kjo strategji përdoret për të siguruar ndikim edhe në rast se kandidati nuk fiton kryetarin e komunës – duke pasur gjithsesi ulësen e bartësit të listës dhe mundësinë për të drejtuar asamblenë.

Thirrjet për ndryshim

Disa zëra nga shoqëria civile kanë kërkuar ndryshime në rregullat zgjedhore për të ndarë qartë garën për kryetar dhe atë për bartës të listës.

Sipas tyre, kjo do të hapte garën, do të rriste konkurrencën e ndershme dhe do t’u jepte mundësi edhe figurave politike të afirmohen në skenën lokale, duhen të jënë transparent për garën e të parit dhe guximin edhe për t’i bindur qytetarët së kësaj gare i ka hy me fitua dhe lufton për të parin e komunës dhe bashkë me bartësin e listës së asamblesë komunale, kontribuojnë me shumë në terren. /2LONLINE/