DYLON

Një jetë dy emra, Nushi e Tefiku

Avatar photo Redaksia

Izmi ZEKA

/2L ONLINE/ – 15 prilli i vitit 1999 shënon kthesën e madhe. Në këtë ditë të rëndësisë kombëtare u vranë dy dëshmorët e kombit Hanumshahe Abdullahu dhe Tefik Zymberi. Ishin bashkëshortë, dy të rinj që as vdekja nuk i ndau. Me Nushin e Tefikun historia e Karadakut, Anamoravës e gjithë Kosovës po përmbyllte enigmën e quajtur robëri të fund shekullit XX. Kur kujtojmë Nushin e Tefikun lirshëm kem kujtuar Azemin me Shotën, Xhevën me Fehmiun apo thënë më thjeshtë kemi shkruar dhe përmendur vuajtjet, robërinë ,sakrificën e gjithë shqiptarisë për një shtet të pavarur siç është sot Kosova.

EkoHigjiena

Në këtë kuadër duhet përmendur një interviste , të bërë nga gazeta ‘’Bashkimi’’ para përfundimit të vitit 1998 , ku Nushi në pyetjen e bërë se çka pret prej vitit 1999’ a jo përgjigjej ’’, “Si pjesëtare e këtij populli të robëruar , pres që në vitin 1999 , çdo shqiptar të vihet në shërbim të Kosovës , me potencialin intelektual e material , duke lënë anash , mëritë , egoizmat…,E cila më shumë se kurrë më parë po e lëshon kushtrimin për tu bashkuar rreth Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës , ëndrrës së Jusufit e Kadriut , Rexhepit e Nuhiut , Afrimit e Fahriut e shumë e shumë të tjerëve.

Ata ranë me vetëdije të plotë. Sot kur mbushen 17 vite edhe më fuqishëm troket zëri i tyre, arsyeja, ideali i tyre plotënia që kishin për jetën , shtetin ,rritën dhe bashkimin kombëtar.

Prandaj dy figura të rëndësishme të luftës çlirimtare ishin një në jetë. Një jetë dy emra . Kjo ishte biografia e dy jetëve të shndërruar në qirinj, në jetë apo thënë në gjuhën e historisë në ndryshim të kohërave. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.