(2L ONLINE) – Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se gjatë periudhës shtatë ditore, në Rajonin e Gjilanit ka pasur 33 aksidente trafiku nga të cilat 14 me lëndime në njerëz dhe 19 aksidente trafiku me dëme materiale, por pa lëndime.
Hashani tha se gjatë kësaj periudhe janë shënuar përgjithësisht 56 incidente të ndryshme, ka pasur 34 persona të arrestuar dhe janë shpërndarë 680 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin. /2L ONLINE/