DYLON

Një javë me 32 aksidente trafiku

Avatar photo Redaksia

Gjilan – (2LONLINE) – Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se në statistikat policore, vetëm brenda një jave, në Rajonin e Gjilanit janë regjistruar 49  incidente të natyrave të ndryshme ndërsa ka pasur 29 të arrestuar. Ndërsa sa i përket aksidenteve të trafikut janë regjistruar 32 të tilla.

Zëdhënësi Hashani, ka bërë me dije se gjatë periudhës shtatë ditore, në këtë rajon ka pasur 32 aksidente trafiku nga të  cilat 12 me lëndime në njerëz dhe 20 aksidente trafiku me dëme materiale, por pa lëndime, derisa janë shqiptua 522 tiketa gjobitëse për ata që nuk kanë respektuar ligjin.

EkoHigjiena

Përndryshe, autoritetet policore të Rajonit të Gjilanit kanë kërkuar nga ngasësit e automjeteve që të shtojnë kujdesin dhe të jenë pjesë e komunikacionit konform ligjit duke i respektuar të gjitha rregullat. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.