Një javë me 19 aksidente trafiku me 897 tiketa gjobitëse e me 31 të arrestuar

Një javë me 19 aksidente trafiku me 897 tiketa gjobitëse e me 31 të arrestuar

Duke iu referuar statistikave policore brenda një jave,( 03.10.2018 – 09.10.2018) në Rajonin e Gjilanit janë regjistruar 19 aksidente të trafikut, ndërsa janë shqiptuar 897 tiketa gjobitëse.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se gjatë periudhës shtatë ditore, në këtë rajon ka pasur 19 aksidente trafiku, nga të cilat 9 me lëndime në njerëz dhe 10 aksidente trafiku me dëme materiale, por pa lëndime.

Hashani tha se gjatë kësaj periudhe janë shpërndarë 897 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.

Përndryshe, brenda kësaj periudhe janë regjistruar 45 incidente dhe janë arrestuar 31 persona.

KOMENTE