DYLON

Një i vrarë dhe një i plagosur në Mitrovicë

Avatar photo Redaksia

Një person ka vdekur dhe një tjetër është plagosur, të shtunën mbrëma, në fshatin Leshak, në veri të Mitrovicës. Siç raporton agjencia serbe e lajmeve “Tanjug”, në drejtim të tyre është shtënë me armë, rreth orës 20:50, në kafenenë ‘Tajm’.

I riu M. Vuloviq (29 vjeç) ka ndërruar jetë, ndërsa vëllai i tij M. Vuloviq (30 vjeç) është dërguar në Qendrën Mjekësore në Mitrovicën e veriut. Komandanti i Policisë Rajonale të Kosovës, Zeljko Bojiq, e ka konfirmuar lajmin për “Tanjug”.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.