Një flamur i UÇK-së në çdo shtëpi të Gjilanit!
Shkruan: Izmi Zeka
Vendas të mi, gjilanas!
Sot është koha e atdhetarisë, e solidaritetit dhe e unitetit tonë. Është momenti kur duhet të jemi bashkë në mbrojtje të vlerave tona sublime, të historisë sonë dhe të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në këtë kohë, mbështetja jonë për ish-krerët e UÇK-së që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë është shprehje e solidaritetit dhe respektit për njerëzit që udhëhoqën luftën tonë çlirimtare dhe për vlerat për të cilat u sakrifikua një brez i tërë.
Prandaj, deri më 16 shtator, ta stolisim Gjilanin me flamuj të UÇK-së – nga shtëpitë tona, rrugët e lagjet, deri te institucionet komunale dhe hapësirat publike.
Le të ketë një flamur të UÇK-së në çdo shtëpi të Gjilanit!
Çdo familje le të japë kontributin e saj në këtë shenjë të përbashkët të solidaritetit me ish-krerët e UÇK-së në Hagë dhe të respektit për luftën tonë çlirimtare.
Një flamur mund të duket i vogël, por kur mijëra shtëpi e vendosin, ai bëhet një mesazh i fuqishëm i një qyteti të tërë.
Kështu e nderojmë të kaluarën, e dëshmojmë qëndrimin tonë sot dhe i japim mesazh të qartë të ardhmes sonë.
Gjilani ynë , një flamur në çdo shtëpi, një zë në mbështetje të vlerave të UÇK-së! /2LONLINE/
