DYLON

Një ekip i QKMF-së u ofroi asistencë mjekësore banorëve të fshatit Binqë

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Në kuadër të vizitave mjekësore që po iu bëhen qytetarëve nëpër lokalitetet e tyre, sa herë që ata kërkojnë asistencë, një ekip i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Viti Basri Aliu dhe i përbërë nga mjek dhe infermier, ka kryer kontrolle mjekësore nëpër shtëpi në fshatin Binqë, ku jetojnë qytetarë të komunitetit shqiptar, serb e kroat.

Me këtë rast, drejtori Aliu u njoh më për së afërmi si me gjendjen shëndetësore të këtyre qytetarëve, po ashtu edhe me atë ekonomike dhe problemet me të cilat po ballafaqohen ata. Ai u ka premtuar këtyre banorëve që do të jenë në shërbim të ofrimit të shërbimeve mjekësore nëpër shtëpitë e këtyre banorëve, sa herë që ata kanë nevojë. Interesimi I qytetarëve për asistencë mjekësore ishte tejet i madh, ndërkohë që u kryen kontrolle edhe për pacient me aftësi të kufizuara. /2L ONLINE/

EkoHigjiena

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.