DYLON

Një ditë në Klinikën e Onkologjisë si Infermiere

Një ditë në Klinikën e Onkologjisë si Infermiere
Avatar photo Redaksia

Nga: Albulena Daku Kazazi 

Në muret e Klinikës së Onkologjisë, për mua çdo pacient është një histori, një betejë personale, njerëzore dhe profesionale.

EkoHigjiena

Mes sfidave të kimioterapisë, kontrolleve të vazhdueshme, ku dhimbja dhe shpresa bashkëjetojnë çdo ditë, infermierët e Klinikës së Onkologjisë jemi aty çdo ditë, çdo natë me përkushtim të plotë.

Puna në këtë klinikë kërkon më shumë se dije mjekësore, kërkon ndjeshmëri, forcë shpirtërore dhe durim të jashtëzakonshëm.

Çdo pacient ka një histori disa janë në fillimet e betejës, disa në mes të saj, e disa në fund, por për neve infermierët të gjithë meritojnë të njëjtën përkujdesje, të njëjtën buzëqeshje, të njëjtin ngushëllim të heshtur që nuk ka nevojë për fjalë.

Në Klinikën tonë ka ditë të mira, edhe ditë shprese ku një analizë pozitive sjell buzëqeshje pas një cikli trajtimi, e cila bëhet arsye për të vazhduar më tej.

Të jesh infermiere në Klinikën e Onkologjisë nuk është thjesht një punë është një mision që kërkon zemër, guxim dhe përkushtim të palëkundur.

Mbi të gjitha, është një thirrje dhe një simbol i shpresës, forcës dhe luftës kundër kancerit të gjirit.

Ky muaj na kujton rëndësinë e parandalimit, kontrollit të rregullt dhe mbështetjes për gratë dhe vajzat që përballen me këtë sëmundje.

Zbulimi i hershëm shpëton jetë sa më herët të diagnostikohet, aq më e madhe është mundësia për trajtim të suksesshëm.

Çdo grua, çdo motër, nënë apo mike ka nevojë për kujdes, dashuri dhe mbështetje. Le ta kthejmë Tetorin në një muaj të zërit, veprimit dhe shpresës. Sepse kanceri i gjirit nuk është vetëm një çështje shëndetësore, por edhe një çështje njerëzore.

Bashkë do t’ia dalim