• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Art/Kult

Një ditë kam me e përqaf veten

Redaksia 2LONLINE 24 Mars, 2022 3 min
 Një ditë kam me e përqaf veten

Albina Idrizi

NJË DITË KAM ME E PËRQAF VETEN

(Pjesësa nga një poemë, në prag të përrurimit të librit poetik, TROKITJE TË PRUSHTA, më 26 Mars 2022, ora 12:00, në Bibliotekën e Qytetit në Gjilan)

Kur trazimet e kohës
të tulaten ngopshëm
me hisen e përditshme
të qenies,
si çilimij të lodhur
në kthim aventure,
do të ulem
me sytë kah rruga
e do të pres
të kthehem.

Nga fëmijëria,
nga dasma,
nga lufta.

2.

Tani di t’i marr rrëzimet
po aq të nevojshme
sa ngritjet,
me më të madhen vrragë
kryevepër.

Vellon, mund ta ç’kapit sysh
si një mirazh kuqëlues
nga korniza.

Me cungimin
e një ëndrre të bruztë
në tehun e luftës,
që s’pranë së kërkuari
tërësinë në njerinë.

3.

Të zbathur
nga tunxh-izmat,
të lehtë, të çiltër
kam me e përqaf veten.

T’ia ndiej prekjet
nëpër gishtërinj.

T’ia ec rrugët
nëpër këmbë.

T’ia shoh horizontet
nëpër sy.

E të qesh
me krejt çfarë
kam qarë
deri atë ditë.

Etiketa:Albina IDRIZI Gjilan poezi
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Nacionale

Parashikimi i motit për sot e nesër

1 Korrik, 2022
Njoftime/Shpallje

Sot mbahet ceremonia e diplomimit të kadetëve të gjeneratës 2022 të FSK-së

1 Korrik, 2022
Lugina

Shaip Kamberi rizgjedhet deputet në Parlamentin e Serbisë

1 Korrik, 2022
N'rrjet

Kreu i Gjilanit, Alban Hyseni mirëpret në takim shefen e UNMIK-ut, znj.

30 Qershor, 2022
Lajme të ngjashme

Kreu i Gjilanit, Alban Hyseni mirëpret në takim shefen e UNMIK-ut, znj. Caroline Ziadeh

30 Qershor, 2022

Kuvendi i Gjilanit e miraton KAB-in 2023-2025, opozita nuk merr pjesë në seancë   

30 Qershor, 2022

Policia në 24 orë: Për Rajonin e Gjilanit raportohen raste të dhunës në familje dhe armëmbajtje pa leje

30 Qershor, 2022

VIDEO: Përkushtimi i përbashkët me Ministrin e Bujqësisë po i sjell Gjilanit një bashkëpunim konkret në sektorin e bujqësisë dhe turizmit

29 Qershor, 2022

Kuvendi i Gjilanit e ndërpret seancën për mungesë kuorumi pasi opozita e braktisi atë  

29 Qershor, 2022

Gjilan: Policia me kampanjë vetëdijësuese për sigurinë në komunikacion

29 Qershor, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com