/2L ONLINE/ – Këtë të shtune Gjilani do të kaplohet nga ethet e një rivaliteti, por tani në lojën e hendbollit, pasi do të kemi derbin lokal ku do të ballafaqohen KH “Drita” e KH “Zhegra”. Ky ballafaqim derbi lokal, në lojën e hendbollit ndëermjet këtyre dy skuadrave, do të zhvillohet të shtunën në Palestrën e Sporteve “Bashkim Selishta-Petriti”, në Gjilan, që pritet ta ketë spektatorin me bollëk.
KH Drita – KH Zhegra ( Junioret ) Ora 16:30
KH Drita – KH Zhegra ( Senioret ) Ora 18:30
E këtë duel me padurim e pret edhe portieri i pari i KH “Drita” Arbër Sylejmani, i cili për Portalin 2L ONLINE, thotë se pret të jetë një lojë e fortë, një derbi që po vije pas rritjes s vazhdueshme të rivalitetit, ku fituesi i këtij takimi është vështirë me u prognozua. “Gjithsesi ne kemi me hy në lojë edhe me e dhënë maksimumin, më të mirën që dimë dhe mundemi”, ka thënë Sylejmani.
Ai tha se si në çdo përballje tjetër edhe për këtë takim, bardhekaltërit e qytetit të Gjilanit kërkojnë mbështetjen dhe përkrahjen e publikut kundër fqinjëve, skuadrës nga Zhegra. Prandaj, ai pret që të shtunën rrugët shpijnë drejtë Palestrës së Sporteve “Bashkim Selishta-Petriti”, sepse aty do luajnë djemtë e qytetit, ata që po i përfaqësojnë me krenari tani e disa vite vetëm për emrin e madh “Drita”.
“Prezenca në numër të madh të përkrahësve të “Dritës”, është frymëzim për ne, për fitore”, ka thënë gardiani i KH “Drita”, Arbër Sylejmani. /2L ONLINE/