Një delegacion nga Asambleja Kombëtare e Kuvendit të Madh të Turqisë, i kryesuar nga zëvendëskryeministri, Emrullah Ishler do të qëndrojë sot në Kosovë. Gjatë ditës ata do të priten në takime të ndara nga krerët e institucioneve të vendit. Ndërsa pasdite do të marrin pjesë në festën e komunitetit turk, e cila organizohet nga Partia Demokratike e Turqve të Kosovës.