DYLON

Një delegacion nga Polonia ka qëndruar në UKZ ne kuadër të projektit ENEMLOS

Një delegacion nga Polonia ka qëndruar në UKZ ne kuadër të projektit ENEMLOS
Avatar photo Redaksia

Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar Dukagjin Leka, prorektori për buxhet dhe financa Bajram Fejzullahu, Sekretari i Përgjithshëm Vaxhid Sadriu, Dekani i Fakultetit Juridik Sadik Haxhiu dhe stafi tjetër akademik i këtij Fakulteti,  Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan Venhar Salihu si dhe gjykatësi Ramiz Azizi, kanë pritur në një takim një delegacion  nga Polonia.

Delegacioni Polak i përfaqësuar nga  Filip Czernicki  prej Fondacionit të klinikave juridike polake dhe 11 bashkëpunëtorë të tjerë përfaqësues nga Universiteti i Lodz-it, nga Universiteti Jagiellonian – Krakov, nga Universiteti i Varshavës, Universiteti Lazarski, Universiteti Szczecin, Universiteti Opole, Universiteti Kozminski, Universiteti Bialystok, Universiteti SWPS, Universiteti Wrocław, kanë pasur takim pune  me përfaqësuesit e UKZ-së në kuadër të projektit ENEMLOS.

EkoHigjiena

Mysafirëve mirëseardhje ju ka dëshiruar prorektori Dukagjin Leka, i cili i ka njoftuar të pranishmit rreth aktiviteteve në UKZ, praktikave të mira, bashkëpunimeve ndërkombëtare dhe në përgjithësi për zhvillimin e Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan. Nërkohë gjatë takimit është biseduar rreth krijimit të klinikave ligjore.

Një takim i njëjtë është mbajtur edhe me  studentët e klinikave, ku ka pasur diskutime të ndryshme e kryesisht rreth klinikave juridike.

Universiteti “Kadri Zeka” është partner për Kosovë i projektit ENEMLOS, me gjithsej 15 partnerë nga Kosova, Mali i Zi, Kroacia, Polonia dhe Mbretëria e Bashkuar,  derisa koordinator  është Universiteti i Podgoricës, ndërkaq pjesë e projektit me mbështetjen e UKZ-së, është edhe Oda e Avokateve te Kosovës dhe Gjykata Themelore në Gjilan.

Projekti ENEMLOS ka për qëllim të rrisë punësueshmërinë e studentëve, që aktualisht është një nga çështjet më të rëndësishme në shoqërinë tonë. Njëherësh projekti në fjalë, ka për qëllim edhe krijimin e një klinike juridike të drejtpërdrejtë, e cila do të ofronte këshilla juridike nga studentët, nën mbikëqyrjen e avokatëve dhe mentorëve të kualifikuar. /2LONLINE/