Një delegacion nga Lëvizja Vetëvendosje u prit në takim nga Ambasada e Kroacisë
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, Nënkryetarja e Dytë, Fatmire Kollçaku, dhe Anëtari i Kryesisë, Belgzim Kamberi, u pritën sot në takim nga Ambasadori i Kroacisë Zoran Vodopija.
Kryetari Ymeri bëri si fillim një paraqitje të programit politik dhe planeve të Lëvizjes Vetëvendosje! pas procesit të zgjedhjeve të brendshme. Më tej, ai theksoi nevojën për ta rikornizuar dialogun me Serbinë në mënyrë që Kosova të filloj të trajtohet si palë e barabartë në dialog, si dhe shpjegoi të gjitha rreziqet që i kanosen sovranitetit të shtetit të Kosovës nga formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Nga ana tjetër, Kryetari Ymeri u ndal te domosdoshmëria për ta luftuar pabarazinë në Kosovë përmes modelit të shtetit zhvillimor që investon në sektorë strategjik të prodhimit vendas për të rritur punësimin. Ndër të tjera, ai shprehu vlerësimin e tij për marrëdhëniet e mira mes dy vendeve, si dhe vullnetin për të mësuar më shumë mbi mënyrat me të cilat Kroacia ka trajtuar çështjet që lidhen me proceset nëpërmjet të cilave po kalon sot edhe Kosova.
Ambasadori Vodopija shprehu interesimin e tij për t’u njohur me të gjitha qëndrimet e Lëvizjes Vetëvendosje për çështjet kryesore politike dhe ekonomike. Ai dha një shpjegim të përvojës së Kroacisë lidhur me proceset socioekonomike dhe politike, duke u ndalur edhe te marrëdhëniet me shtetet fqinje dhe integrimin evropian. Në fund, Ambasadori Vodopija theksoi se Kroacia ka qenë dhe do të mbetet një shtet që do ta mbështesë Kosovën në nivel bilateral, si dhe në zhvillimin e mëtutjeshëm të pjesëmarrjes së Kosovës në organizata ndërkombëtare.
Palët Vetëvendosjes, palët ranë dakord që ta intensifikojnë bashkëpunimin në të ardhmen.
