DYLON

Një delegacion nga Departamenti i Mbrojtjes për Bashkëpunim Ndërkombëtar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës vizitoi Policinë e Kosovës

Një delegacion nga Departamenti i Mbrojtjes për Bashkëpunim Ndërkombëtar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës vizitoi Policinë e Kosovës
Avatar photo Redaksia

Sot, Policinë e Kosovës e vizitoi një delegacion nga Departamenti i Mbrojtjes për Bashkëpunim Ndërkombëtar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilët ishin të shoqëruar nga përfaqësues të ICITAP-it dhe Ambasadës Amerikane.

Vizita e delegacionit nga SHBA-ja e kryesuar nga znj. Sofia Elgarresta, filloi me një takim mikpritës nga u.d. drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Fehmi Hoti me bashkëpunëtorë, i cili u realizua në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë në Prishtinë.

EkoHigjiena

Gjatë këtij takimi u diskutua rreth bashkëpunimit dhe partneritetit reciprok në mes të Policisë së Kosovës dhe aleatëve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Delegacioni nga SHBA-ja realizoi edhe disa vizita në disa njësi brenda PK-së, përfshirë Drejtorinë për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Fushën e Zbatimit të Ligjit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.