DYLON

Një delegacion i UKZ-së po qëndron në vizitë zyrtare në ShBA

Një delegacion i UKZ-së po qëndron në vizitë zyrtare në ShBA
Avatar photo Redaksia

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, së bashku me Prorektorin për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte, Prof. Dr. Dukagjin Leka, si dhe anëtaren e Këshillit Drejtues, Prof. Ass. Dr. Shejnaze Gagica, po zhvillojnë një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë kësaj vizite, përfaqësuesit e UKZ-së po marrin pjesë në Konferencën vjetore të Agjencisë Amerikane për Akreditim, që po mbahet nga New Jersey deri në Tennessee.

EkoHigjiena

Në këtë kuadër, UKZ po shqyrton mundësinë që programet e përbashkëta me partnerë evropianë, si dhe një program të nivelit PhD, t’i akreditojë në këtë institucion të njohur ndërkombëtarisht, duke rritur kështu standardet akademike dhe ndërkombëtarizimin e universitetit.

Përveç pjesëmarrjes në konferencë, delegacioni i UKZ-së ka zhvilluar takime me përfaqësues të kompanive amerikane, ku është diskutuar mundësia e ofrimit të praktikave profesionale me pagesë për studentët, veçanërisht për ata nga fusha e Shkencave Kompjuterike.

Vizita pritet të vazhdojë edhe në ditët në vijim, me takime të tjera të rëndësishme që do të kontribuojnë në zhvillimin dhe ndërkombëtarizimin e mëtejshëm të UKZ-së.

Universiteti Publik “Kadri Zeka” po vazhdon të konsolidojë pozitën e tij si një institucion i suksesshëm dhe i njohur ndërkombëtarisht, duke përfaqësuar me dinjitet arsimin e lartë publik të Kosovës edhe në arenën akademike amerikane. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.