DYLON

Një delegacion i lartë i FSK-së, vizitë zyrtare në Francë

Një delegacion i lartë i FSK-së, vizitë zyrtare në Francë
Avatar photo Redaksia

Zëvendësministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK)  Burim Ramadani, komandanti i FSK-së gjenerallejtënant, Rrahman Rama dhe oficeri i lartë, kolonel Jeton Dreshaj, po qëndrojnë për vizitë zyrtare në Republikën e Francës.

Delegacioni i MFSK-së i shoqëruar edhe nga ambasadori i Republikës së Kosovës në Paris z. Qëndrim Gashi u prit nga z. Thomas Bertin, drejtor për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Francës.

Në takimet që zhvilloi delegacioni i FSK-së në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe në Ministrinë e Mbrojtjes të Francës, janë diskutuar arritjet e FSK-së, bashkëpunimi dypalësh dhe avancimi i marrëdhënieve ndërmjet dy ministrive.

EkoHigjiena

Zëvendësministri Ramadani dhe gjeneral Rama në takimet e tyre me zyrtarët francez biseduan edhe për sigurinë në Kosovë dhe rajon, si dhe për të ardhmen e FSK-së dhe mundësitë që FSK-ja në të ardhmen të bëhet pjesë e Operacioneve Paqeruajtëse krahas ushtrive të vendeve të NATO-s.

Në të gjitha takimet e delegacionit të MFSK-së me zyrtarët francez u arrit konstatimi se bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Francës për çështjet e sigurisë dhe të mbrojtjes është kontribut për partneritetin e përgjithshëm midis dy vendeve si dhe për sigurinë rajonale dhe më gjerë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.