DYLON

Një delegacion i kadetëve nga QSU vizitë në Dresden të Gjermanisë

Një delegacion i kadetëve nga QSU vizitë në Dresden të Gjermanisë
Avatar photo Redaksia

“Një delegacion i kadetëve nga Qendra për Studime Universitare (QSU) mori pjesë në Javën Ndërkombëtare të Kadetëve, e cila u zhvillua në Akademinë Ushtarake në Dresden, Gjermani, në kuadër të bashkëpunimit dypalësh dhe forcimit të marrëdhënieve ushtarake ndërkombëtare”, njofton Forca e Sigurisë së Kosovës.

Kjo vizitë mblodhi së bashku udhëheqësit e ardhshëm ushtarakë nga shtete të ndryshme aleate, duke u ofruar kadetëve të FSK-së një mundësi të shkëlqyer për: Shkëmbimin e përvojave, Njohja me metodat më bashkëkohore të trajnimit, doktrinës dhe udhëheqjes ushtarake dhe Diplomacinë mbrojtëse përmes ndërtimit të urave të bashkëpunimit dhe besimit me partnerët tanë ndërkombëtarë që në hapat e parë të karrierës ushtarake.

EkoHigjiena

“Përfaqësimi i dinjitetshëm i kadetëve tanë dëshmon edhe një herë përkushtimin e forcave tona për ngritjen profesionale sipas standardeve më të larta të NATO-s. I përgëzojmë kadetët për lartësimin e flamurit tonë në këtë aktivitet ndërkombëtar!”, thuhet në njoftimin e FSK-së. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.