DYLON

Një delegacion i Degës së LDK-së bën homazhe te varreza e dëshmorëve në 38-vjetorin e rënies së Rexhep Malës e Nuhi Berishës

Një delegacion i Degës së LDK-së bën homazhe te varreza e dëshmorëve në 38-vjetorin e rënies së Rexhep Malës e Nuhi Berishës
Avatar photo Redaksia

Një delegacion i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan ka bërë sot homazhe të varrezat e dëshmorëve, në 38-vjetorin e rënies Rexhep Malës e Nuhi Berishës.

Në emër të Degës së LDK-së ka folur asambleistja Shpresa Kurteshi Emini e cila tha se Janari gjithmonë ka qenë plot lavdi për popullin shqiptar.

EkoHigjiena

“Janari gjithmonë ka qenë plotë lavdi për popullin shqiptar që nga Epoka e lavdishme e Gjergj Kastriotit e deri te historia më e re e popullit shqiptarë, veçanërisht në Kosovës. Veprimtarët e çështjes kombëtare dhanë shumë dhe morën shumë nga Janari i acartë, ata dhanë jetë, dhanë gjakun. Sot, 38 vjet më parë, ranë heroikisht për këto ditë të lirisë kolosët, Rexhep Mala e Nuhi Berisha. Ne morëm shtetin dhe paqen për të cilat duhet akoma të punojmë për ta forcuar dhe çuar atje ku duhet! Në emër të LDK-së dega në Gjilan, shpreh mirënjohje dhe falënderim të thellë ndaj të gjithëve që i dhanë jetë këtij vendi. Lavdi!”, tha ajo.

Po ashtu, delegacioni i LDK’së ka bërë sot homazhe edhe te varri i veprimtarit, Nehat Ramadani, i cili u nda nga jeta para një viti.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.