DYLON

Një delegacion biznesesh nga India, takojnë kryetarin dhe bizneset e Gjilanit

Një delegacion biznesesh nga India, takojnë kryetarin dhe bizneset e Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës s ë Gjilanit, Alban Hyseni, ka pritur një delegacion biznesi nga India, në kuadër të një takimi bilateral dhe sesioni B2B me bizneset lokale.

Në takim ishin edhe Liza Gashi dhe drejtori për Zhvillim Ekonomik Haki Huruglica.

EkoHigjiena

“Mysafirët i njoftuam me potencialin ekonomik të Komunës së Gjilanit, mundësitë për bashkëpunim dhe investimet që po zhvillohen në komunën tone”, tha kryetari Alban Hyseni.

I pari i Gjilanit, tregoi se ky takim ishte një mundësi e mirë për të prezantuar Gjilanin si një komunë me perspektivë për investime, për të forcuar lidhjet me partnerë ndërkombëtarë dhe për të krijuar hapësirë konkrete bashkëpunimi ndërmjet delegacionit nga India dhe bizneseve lokale.

“Falënderojmë delegacionin për vizitën dhe interesimin, si dhe bizneset gjilanase për pjesëmarrjen dhe gatishmërinë për bashkëpunim.

“Gjilani po hapet gjithnjë e më shumë ndaj partneriteteve ndërkombëtare, investimeve dhe mundësive të reja për zhvillim ekonomik”, tha kryetari Alban Hyseni. /2LONLINE/