Një çift bashkëshortësh radiologë, profesionistë në shërbim të shëndetit dhe diagnostikimit të saktë
Në një kohë kur besimi në shërbimet shëndetësore është thelbësor, shëndetësia gjilanase dhe ajo kosovare kanë fatin të kenë në radhët e tyre një çift bashkëshortësh radiologë që profesionin e tyre e ushtrojnë me përkushtim, etikë dhe profesionalizëm të lartë, gjithmonë në shërbim të pacientëve.
Dr. Burim Ukshini dhe Dr. Luljeta Gashi janë dy emra të njohur në fushën e radiologjisë, të cilët çdo ditë japin kontributin e tyre në shërbim të pacientëve, si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat.
Të trajnuar në Education and Research Hospitals në Izmir dhe Ankara të Turqisë, si dhe në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) – Prishtinë, ata kanë ndërtuar një përvojë të gjerë profesionale në institucione shëndetësore publike dhe private me reputacion.
Aktualisht, të dy janë aktivë në Gjilan, në spitalin publik, por njëkohësisht edhe në sektorin privat duke sjellë standarde bashkëkohore të diagnostikimit dhe duke i kushtuar rëndësi të veçantë qasjes profesionale e njerëzore ndaj pacientit.
Me ekspertizë në të gjitha metodat imazherike – ultrazë, rentgen, mamografi, CT, MRI, si dhe kryerjen e biopsisë së gjirit dhe të tiroides, ata dallohen për saktësi në diagnostikim, korrektësi dhe etikë të lartë profesionale.
Të njohur për afërsinë dhe përkushtimin ndaj pacientëve, Dr. Ukshini dhe Dr. Gashi, nuk janë vetëm mjekë diagnostikues, por edhe bashkëbisedues dhe mbështetës në momente të ndjeshme shëndetësore, duke ndërtuar besim dhe siguri në çdo kontakt profesional me pacientët. /2LONLINE/
