DYLON

Një brazilian në radhët e Dritës

Një brazilian në radhët e Dritës
Avatar photo Redaksia

“Samba po vjen në Gjilan. Luan Isac është përforcimi i radhës i KV Drita (Meshkujt)”, thuhet në njoftimi ne këtij klubi.

Sipas drejtuesve të skuadrës “bardhë e kaltër”, marrëveshja është arritur me lojtarin e ri brazilian, Luan Isac, një lojtarë me shumë potencial dhe energji në fushë.

EkoHigjiena

Me stilin e tij të lojës dhe përvojën ndërkombëtare, Isac pritet të jetë një forcë e rëndësishme për ekipin gjilanas në vazhdim të sezonit.

“Isac përfundoi me medalje të bronztë në Superligën C të Brazilit ku në disa ndeshje ishte edhe MVP dhe luan në poziten e pranuesit. Mirë se vjen në familjen “bardh e kaltër”, Luan Isac”,  thuhet në fund të njoftimit zyrtar të klubit të volejbollit, Drita.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.