DYLON

Një biografi e shkurtër e gjyqtarit Venhar Salihu, kryetarit të ri të Gjykatës Themelore në Gjilan 

Një biografi e shkurtër e gjyqtarit Venhar Salihu, kryetarit të ri të Gjykatës Themelore në Gjilan 
Avatar photo Redaksia

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) në mbledhjen e mbajtur sot, ka zgjedh kryetarin e Gjykatës Themelore të Gjilanit, gjyqtarin Venhar Salihu. 

Mandati i tij është pesë vite dhe do të ushtrojë këtë pozitë deri në prill të vitit 2027. 

EkoHigjiena

Më poshtë po e japim një biografi të shkurtër të kryetarit të zgjedhur: 

Venhar Salihu, është gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni Civil të Gjykatës Themelore të Gjilanit. 

Salihu ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në vitin 2006, kurse Provimin e Jurisprudencës e kreu në vitin 2012/13. 

Nga janari i vitit 2006 deri në maj të vitit 2008 ai ushtroi detyrën e ass. të avokati në Zyre të Avokatisë, ndërkaq nga maji i vitit 2008 deri në maj të vitit 2015 ka ushtruar detyrën e Asistentit të Lartë Ligjor për Verifikim në Agjencinë Kosovare të Pronës (KPA). 

Më 19.05.2015 është emëruar si gjyqtarë në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni Civil dhe ende vazhdon ta kryej këtë detyrë. 

Gjyqtari Salihu nga 1 janari i vitit 2019 deri më datë 10 janar 2022, ka qenë shef i Departamentit të Përgjithshëm të Gjykatës Themelore në Gjilan.

Ndërsa, nga 1 maji i vitit 2021 deri më 31 mars 2022, ka qenë mbikëqyrës i Degës së Gjykatës Themelore në Novobërdë.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.