DYLON

Një arsye pse fëmijët po bëhen të dhunshëm

Avatar photo Redaksia

Një studim i fundit tregon se fëmijët të cilat luajnë me videolojra, përmbajtja e të cilave është e dhunshme, bëhen më agresiv dhe më të dhunshëm.

Ky fakt tregohet nga një studim i Iowa State University, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i publikuar në revistën shkencore “Jama Pediatrics” dhe i bazuar mbi 3 mijë fëmijë me moshë nga 8 deri në 17 vjeç të cilët u mbajtën nën monitorim për 3 vjet.

EkoHigjiena

Douglas Gentile drejtues i studimit thotë se “Agresiviteti mësohet duke u praktikuar me kohën dhe videolojrat janë njëlloj si lëndët shkollore, njësoj si matematika dhe nuk harrohet më. Që të gjithë fëmijët që luajnë janë të ekspozuar ndaj problemeve të tilla, por meshkujt janë më shumë të prekur, sepse janë ata që luajnë më shumë”.

Ndër të tjera theksohet se videolojrat e dhunshme nuk janë të përshtatshme për fëmijë deri në 10 vjeç, ndaj këshillohet që prindërit të tregohen më autoritar në këtë drejtim.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.