DYLON

Një arritje e rëndësishme për Repartin e Ortopedisë në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan

Një arritje e rëndësishme për Repartin e Ortopedisë në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan
Avatar photo Redaksia

“Me angazhim të vazhdueshëm, përkushtim profesional dhe menaxhim të mirëfilltë të punës dhe stafit, Reparti i Ortopedisë, Reparti i Anestezionit dhe Salla Operative, ka arritur të eliminojë listën e pritjes për ndërhyrjet kirurgjike të planifikuara”, thuhet në njofitmin e këtij Spitali.

Më tej në njoftim thuhet se pas shumë vitesh, pacientët që kanë nevojë për trajtim kirurgjik ortopedik nuk përballen më me pritje të gjata. Aktualisht, ndërhyrjet e planifikuara mund të realizohen brenda pak ditësh, duke mundësuar trajtim më të shpejtë dhe më efikas për pacientët tanë.

EkoHigjiena

“Ky rezultat është fryt i punës së përbashkët, organizimit më të mirë dhe përkushtimit të të gjithë stafit”.

“Angazhimi ynë si menaxhment për ofrimin e shërbimeve shëndetësore cilësore, efikase dhe në kohë për qytetarët vazhdon çdo ditë, faleminderit të gjithë stafit për punën, profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar çdo ditë në shërbim të pacientëve”, thuhet në njoftim.

Sipas drejtuesve të Spitalit, së shpejti, një hap tjetër i rëndësishëm në zgjerimin e shërbimeve tona edhe me endoproteza totale, vazhdojmë së bashku për shërbime më të mira dhe kujdes shëndetësor më cilësor për qytetarët tanë.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.