DYLON

Një armik i padukshëm në rënien e flokëve

Avatar photo Redaksia

Nga gjenetika tek hormonet, shumë teori janë përpjekur të shpjegojnë arsyet e rënies së flokëve. Megjithatë, listës së arsyeve të dyshuara i shtohet tashmë edhe një hipotezë tërësisht e padëgjuar deri më tani… graviteti.

Emin Tuncay Ustuner është një kirurg plastik në Ankara, Turqi dhe ai beson që teoria e tij është e vetmja që shpjegon tërësisht këtë proces, i cili godet kryesisht meshkujt.

EkoHigjiena

Sipas kirurgut, me kalimin e viteve, pesha e gravitetit bën që lëkura e kokës të tërhiqet drejt pjesës së poshtme të kafkës.

Ky proces shpjegon edhe rënien e flokëve, sepse ndërsa në moshë të re, në rrënjën e flokut ka inde të mjaftueshme për t’a ushqyer, me lëkurën që priret të zgjatet dhe të rrudhoset drejt pjesëve të fytyrës, sasia e indieve në rrënjën e flokëve pakësohet, duke i dhënë jetë këtij procesi të pakthyeshëm.

Sipas Ustuner, gjenet dhe hormonet luajnë një rol në përshpejtimin ose ngadalësimin e këtij procesi, që eventualisht shpjegohet tërësisht vetëm nëpërmjet teorisë që i ka shpëtuar deri më tani një pafundësie shkencëtarësh…/topchannel/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.