Një aksident fatal në 24 orët e fundit

Një aksident fatal në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka njoftuar se përgjatë 24 orëve të fundit, në vendin tonë kanë ndodhur: një aksident me fatalitet, 29 aksidente trafiku me lëndime, ndërsa 45 aksidente të tjera me dëme materiale, por pa të lënduar.

Po ashtu, sipas policisë, janë shqiptuar gjithsej 702 tiketa gjobitëse për drejtues automjetesh, për shkelje të rregullave në komunikacion.

Gjatë kësaj periudhe kohore, nga policia janë arrestuar 27 persona, ku në mbajtje janë 21 prej tyre.

KOMENTE