/2L ONLINE/ – Autoritetet policore kanë bërë me dije për një aksident trafiku me lëndime që ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e kombit”, në Kamenicë. Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan, bëri të ditur se një aksident trafiku me lëndime ka ndodhur në mes dy veturave civile, vetura Golf V, me tabela 06, ku vozitësi i kësaj veture, duke mos mbajtur distancën e duhur godet nga mbrapa veturën Peugeut, me tabela SG, Zvicerane.
Me këtë rast janë shkaktuar dëme materiale dhe lëndime trupore pëson një pasagjer, fëmijë 7 vjeç. Rasti procedohet në Gjykatë. /2L ONLINE/