DYLON

“Nismës…” në Kuvendin Komunal të Gjilanit i takon më shumë se një ulëse!

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Lidhur me kërkesën e PDK-së së Gjilanit që këshilltari i Kuvendit Komunal të Gjilanit Bajram Hasani, i cili ka braktisur këtë subjekt dhe ka kaluar te “Nisma për Kosovën”, ta liroj pozitën e anëtarit në Kuvendit ( shih shkrimin: PDK: Bajram lëshoje ulësen!), ka reaguar Zyra për informim e “Nisma për Kosovë” , Dega në Gjilan, duke sqaruar se “Nismës…”në Kuvendin Komunal të Gjilanit i takon më shumë se një ulëse !

EkoHigjiena

“Duhet ta dini se ligji për vetëqeverisjen lokale nuk e pengon dhe as nuk e ndalon kalimin nga një subjekt politik në tjetrin. Dihet fakti se në zgjedhjet e fundit lokale listat kanë qenë të hapura dhe është votuar për kandidatin, andaj ju nuk keni të drejtë të kërkoni nga Bajram Hasani, kryetar i “Nismës për Kosovën” – Dega në Gjilan që t’ua kthejë mandatin. Nëse shkojmë më tutje, ne ju themi se në Nisëm për Kosovën kanë aderuar edhe tre kandidatë që ishin në listën për asambleistë, e këta janë: .Shpresa Jahiu, Enver Hajrullahu dhe Refik Hasani. Nëse të gjitha votat e këtyre kandidatëve së bashku bëjnë më shumë se një mandat deputeti dhe me të drejtë mund të kërkojmë përfaqësim më të gjerë dhe në komitetet e Asamblesë Komunale. PDK-ja po na jetë borxh”, thuhet në reagimin e “Nismës…” së Gjilanit derguar Portalit 2Lonline.

Më tej thuhet se “Nisma për Kosovë”, Dega në Gjilan, është dhe do të jetë e hapur për gjithë qytetarët qofshin edhe Këshilltarë Komunal. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.