Nismë për themelimin e Shoqatës së Mësimdhënësve të Gjeografisë
/2L ONLINE/ – Në Gjilan, janë takuar një grup i mësimdhënësve të Gjeografisë që janë në marrëdhënie pune nëpër shkollat fillore, të mesme si dhe ata që kanë përfundua studimet por ende nuk janë punësuar e ku gjatë këtij takimi ka rrjedh ideja e formimit apo themelimit të Shoqatës së mësimdhënësve të gjeografisë të Anamoravës.
Ismet Azizi mësimdhënës i gjeografisë ka bërë të ditur se takimi i radhës për funksionalizimin e organeve dhe dispozitave të tjera të Shoqatës së mësimdhënësve të gjeografisë është caktuar me.25.08.2015 në shkollën fillore “Thimi Mitko” në Gjilan nga ora 12.00. Për detaje të tjera të organizimit dhe mënyrës së funksionimit do të diskutohet në takimin e radhës.
“Ftohen të gjithë mësimdhënësit e gjeografisë nga tre komunat e Anamoravës që t’i bashkohen kësaj iniciative duke qenë prezent në takimin e 25 gushtit”, ka thënë Azizi nga Këshilli Nismëtarë. /2L ONLINE/
