NISMA për Kosovën konsideron se vet kërkesa për themelimin e Gjykatës Speciale e cila do t’i ndjek krimet e pretenduara mbi baza etnike e jo krimet e luftës të kryera në Kosovë është një pretendim i pa shembulltë. Andaj NISMA e mbështet protestën e nesërme e cila është thirrur nga shoqatat e dala nga lufta e UÇK–së.
NISMA për Kosovën konsideron se ndryshimet kushtetuese që po i përgatiten Kosovës rrënojnë sovranitetin e vendit, sovranitet i fituar pas flijimeve të shumta, për çka kishim edhe një mbështetje të fuqishme ndërkombëtare.
Sovraniteti buron nga populli dhe askush nuk ka të drejtë ta negocioj dhe suprimoj atë, madje as Kuvendi i Republikës së Kosovës.
Ju bëjmë thirrje anëtarëve dhe simpatizantëve të NISMA-s për Kosovën si dhe gjithë qytetarëve të Kosovës që të marrin pjesë në protestën që do të mbahet nesër me fillim nga ora 12:00.
Të gjithë në mbrojtje te sovranitetit të shtetit!, thuhet në një njoftim të NISMA-s