DYLON

Nisma Socialdemokrate në Gjilan e mobilizuar maksimalisht për të përkrahur kandidatët e saj

Nisma Socialdemokrate në Gjilan e mobilizuar maksimalisht për të përkrahur kandidatët e saj
Avatar photo Redaksia

Nisma Socialdemokrate në Gjilan nën udhëheqjen e Shefit të Shtabit Zgjedhor dhe kandidatit për deputet në Kuvendin e Kosovës, Isa Musliu, si dhe në prezencën e kandidates për deputete në Kuvendin e Kosovës, Mimoza Kadriu mbajti një takim me kryesitë e gruas, rinisë dhe degës.

Musliu përmendi disa nga prioritetet e Nismës Socialdemokrate, prioritet dhe angazhimet e tij si deputet i ardhshëm. Si prioritet përmendi luftën ndaj Covid-19 dhe angazhimet për mirëqenien e qytetarëve.

Gjithashtu ai u zotua se do ti japë hapësirë më shumë të rinjve në fushën e sportit dhe kulturës

EkoHigjiena

Ai përmendi edhe formimin e grupeve punuese në terren dhe u caktuan aktivistët që do merren me këtë.

Në anën tjetër, Mimoza Kadriu falënderoi të pranishmit për përkrahjen që po u bëhet kandidatëve për deputetë në Nismën Socialdemokrate në Gjilan.

Në fund pati një zotim të përbashkët si nga ana e kandidatëve për deputetë, ashtu edhe nga anëtarët e kryesisë se, siç u tha, nuk do të mungojë angazhimi dhe as suksesi, sepse ekziston përkrahja e qytetarëve gjilanas për Nisma Socialdemokrate, /2LONLINE.com/



Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.