Nisma Socialdemokrate në Gjilan nën udhëheqjen e Shefit të Shtabit Zgjedhor dhe kandidatit për deputet në Kuvendin e Kosovës, Isa Musliu, si dhe në prezencën e kandidates për deputete në Kuvendin e Kosovës, Mimoza Kadriu mbajti një takim me kryesitë e gruas, rinisë dhe degës.
Musliu përmendi disa nga prioritetet e Nismës Socialdemokrate, prioritet dhe angazhimet e tij si deputet i ardhshëm. Si prioritet përmendi luftën ndaj Covid-19 dhe angazhimet për mirëqenien e qytetarëve.
Gjithashtu ai u zotua se do ti japë hapësirë më shumë të rinjve në fushën e sportit dhe kulturës
Ai përmendi edhe formimin e grupeve punuese në terren dhe u caktuan aktivistët që do merren me këtë.
Në anën tjetër, Mimoza Kadriu falënderoi të pranishmit për përkrahjen që po u bëhet kandidatëve për deputetë në Nismën Socialdemokrate në Gjilan.
Në fund pati një zotim të përbashkët si nga ana e kandidatëve për deputetë, ashtu edhe nga anëtarët e kryesisë se, siç u tha, nuk do të mungojë angazhimi dhe as suksesi, sepse ekziston përkrahja e qytetarëve gjilanas për Nisma Socialdemokrate, /2LONLINE.com/