DYLON

NISMA: Rimbulimi i muraleve, veprim i papranueshëm

Avatar photo Redaksia

Për NISMA për Kosovën, rimbulimi i muraleve nga ana e Kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli është veprim i papranueshëm. “Pa asnjë dyshim ato murale në vetvete paraqisnin historinë dhe identitetin tonë kombëtar dhe perëndimor në mbrojtje të vlerave evropiane, siç ishte Kuvendi i Lezhës. Kujt dhe pse po i pengon pasqyrimi i këtyre vlerave shpirtërore të shqiptarëve?”, pyet Nisma.

Arti i atyre muraleve përveç që është nga tema e historisë së lavdishme shqiptare, NISMA thotë se nuk prek e as cenon ndjenjat njerëzore, kombëtare a civilizuese të asnjë grupi minoritar etnik në Kosovë.

EkoHigjiena

“Qytetarët e Kosovës duhet të dinë, pse Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli dha urdhër për mbulimin e këtyre pikturave. A po i pengojnë kryetarit Veseli ato murale dhe ajo përmbajtje e tyre, apo kryetari Veseli ka zbatuar urdhrat e Listës Serbe apo të Qeverisë së Serbisë, sepse reagimi aq i shpejtë nga ana e Kryetarit të Kuvendit për rimbulimin e tyre, nuk ka shpjegim tjetër”, thuhet në komunikatën për media të kësaj partie.

NISMA për Kosovën kërkon nga Kryetari i Kuvendit që sa më shpejt të zbuloj muralet në Kuvend.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.