DYLON

Nisma premton përkujdes të duhur për lumenj

Nisma premton përkujdes të duhur për lumenj
Avatar photo Redaksia

Kandidati për kryetar të Komunës së Gjilanit nga Nisma për Kosovën, Bajram Hasani me iniciativë të kandidatit për Kuvendin Komunal nga kjo parti Mustafë Rexhepi kanë filluar pastrimin dhe zgjerimin e shtratit të lumit “Stanishorka” në rrugën “Halim Aga”.

Ky lum në vazhdimësi u ka shkaktuar telashe banorëve të kësaj pjese. Në afërsi të këtij lumi dhe përgjatë tij sot ka kundërmime të një ere të rëndë dhe pothuajse është shndërruar në deponi të mbeturinave.

“Në qeverisjen tonë këtij lumi dhe lumenjve të tjerë në Gjilan që gjithmonë u kanë shkaktuar probleme qytetarëve do t’i kushtojmë një përkujdes të duhur. Mbrojtja nga degradimi i lumenjve dhe zhdukja e telasheve me të cilat përballen qytetarët që jetojnë në afërsi të tyre është prioritet i yni”, ka thënë Hasani.

EkoHigjiena

Ka ardhë koha për NISMËN! #31

sponsorizuar nga NISMA

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.