Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën Jakup Krasniqi ka shpërndarë në Facebook vendimin e KQZ-së, me të cilin Nisma për Kosovën tanimë po shndërrohet në parti me orientim të majtë politik.
Iniciativa qytetare “NISMA për Kosovës” pas dy vitesh funksionimi është shndëruar në parti politike të orientimit të majtë politik. Pas rrugëtimit dyvjeçar si iniciativë qytetare, nga sot, NISMA për Kosovën është shndëruar në parti politike.
E shfrytëzoj rastin që tu shpreh Urime gjithë anëtarëve, simpatizantëve dhe votuesve të NISMËS që i besuan dhe e fuqizuan!
NISMA për Kosovës do t’i qëndroi besnik, anëtarësisë, kombit dhe atdheut!, thuhet në njoftim.