NISMA për Gruan e Gjilanit me nëndegë edhe në Ponesh
(2L ONLINE) – Për të qenë më afër gruas kryetarja e Nisma-s së Gruas të Kosovës, njëherësh dhe kandidate për deputete Valdete Dushica Bajrami , Kryetarja e Nismës së degës së Gjilanit Ajshe Matoshi anëtarja e kryesisë së Degës së Nismës së Gruas po ashtu edhe kjo kandidate për deputete Anila Tusha -Kastrati si dhe koordinatorja e Nismës së Gruas nëndega në Ponesh Nexhmije Shala organizuan një vizitë derë më derë në fshatin Ponesh ku u njoftuan me mënyrën e jetesës së gruas në atë fshat.
Përgjatë vizitës u informuan për rrjedhat e jetesës së gruas në fshat dhe për realizimin e synimeve të tyre që asnjëherë nuk ishin dëgjuar më parë nga askush, edhe pse kishin nevojë që të zgjatej ndonjëherë një dorë e të ndihmoheshin që puna e tyre një ditë të dilte në skenë sepse thjesht edhe ato e ndjenin veten pjesë të shoqërisë.
Valdete Dushica Bajrami, Kryetarja e Nismës së Gruas për Kosovës iu drejtua secilës veq e veq, duke iu thënë se ne nga tash e tutje do të mundohemi që t’iu hapim rrugë ne sektorin e Bujqësisë për arsye se me sa po e shoh aty dhe e paskeni koncentrimin dhe shoh se në këtë fshat paska fermere të vyera dhe të përkushtuara në lëminë që është një nga prioritetet e projektit Nisma për Kosovën.
Kurse Kryetarja e Gruas dega në Gjilan , Ajshe Matoshi iu tha se me datën 8 Qershor nuk do të përfundon gjithçka siç jeni mësuar më parë me të tjerët që iu trokitnin dyert vetëm në kohë fushate, ne kemi marrë obligime që bashkëpunime ynë të mos mungojë deri në arritjen e rezultateve të dëshirueshme të qytetarëve tonë.
Kandidatja për deputete Anila Tusha Kastrati, u zotua se ajo do të jetë edhe zëri i grave të Poneshit, sepse nga sot thotë jam edhe më e plotësuar kur e di se përfaqësoj një grua të denjë dhe të vyer të këtij fshati. Kordinatorja Nexhmije Shala –e posadiplomuar në fakultetin e edukimit dega Gjeografi-edukatë Qytetare potencoi se për rrjedhat e zhvillimeve të veprimtarisë së grave të këtij fshati do të kujdesem gjithmonë dhe do të jem një urë lidhëse në mes Kryesisë së degës në Gjilan dhe bashkëqytetareve të mija.
Kështu që të gjitha së bashku iu falënderuan kësaj ekipe për vizitën shumë shpresëdhënëse ku në saje të bashkëpunimit priten edhe rezultatet e suksesit.
/ e sponsorizuar/
