DYLON

NISMA në Gjilan themeloi nëndegën në fshatin Zhegër

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Nisma për Kosovën, Dega në Gjilan, ka themeluar nëndegën e saj në fshatin Zhegër. Kryetar i kësaj nëndege është zgjedhur, Armend Ajvazi.
I pranishëm në këtë takim ishte edhe kryetari i Nismës në Gjilan, Bajram Hasani, i cili para anëtarëve të kësaj nëndege ka shpalosur planin e Nismës në qytetin e Gjilanit dhe i ka njoftuar ata për aktivitetin e tij në Kuvendin Komunal.

Ai, po ashtu, para anëtarëve të nëndegës në Zhegër ka folur edhe për situatën e përgjithshme në vend. Në këtë kontekst Bajrami ka shprehur edhe një herë kundërshtimin e Nismës për Gjykatën Speciale. Me këtë rast, ai u ka bërë thirrje qytetarëve të Zhegrës që të premten në orën 9:30, në Prishtinë t’i bashkohen protestës për të kundërshtuar themelimin e Gjykatës Speciale.

EkoHigjiena

Takimi ka vazhduar me zgjedhjen e udhëheqjes së nëndegës. Nënkryetar është zgjedhur Ruzhdi Limani, sekretar Agim Zymberi./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.