Nisma në Gjilan po rritet, kandidatët e saj për deputetë po e marrin mbështetjen edhe nga të rinjtë

Nisma në Gjilan po rritet, kandidatët e saj për deputetë po e marrin mbështetjen edhe nga të rinjtë

“Sot në Gjilan ishte Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ministër ky që vije nga Nisma Socialdemokrate. Përveç nga drejtuesit e degës, ai u prit edhe nga një numër i aderuesve të rinj në Nismën Socialdemokrate në Gjilan, të cilët ia shtuan rritën këtij subjekti dhe që po dëshmojnë dita ditës se Nisma në Gjilan po rritet dhe po përkrahet nga të rinjtë, thuhet në komunikatën e Nismës së Gjilanit.

Ndërkohë, bashkë me ministrin Reçica edhe dy kandidatët për deputetë në Kuvendin e Kosovës nga Nisma Socialdemokrate në Gjilan, mr.sc Isa Musliu bashkë dhe mr.sc Mimoza Kadriu, prezantuan platformën e Nismës Socialdemokrate dhe sukseset e arritura në ministrinë̈ e drejtuar nga Nisma Socialdemokrate.

KOMENTE